Koncerti festiv "Krishtlindja e Tiranës sonë" zbret në sheshin "Skënderbej"

2019-12-24 09:40:07 CRI Komenti juaj Printoni

"Krishtlindja e Tiranës sonë" do zbresë mbrëmjen e së martës në sheshin "Skënderbej" në vigjilje të Krishtlindjeve.

Solistja Vikena Kamenica dhe orkestra filarmonike e Univsersitetit të Arteve "Ibrahim Madhi" do të sjellë disa orë festive dhe argëtuese për qytetarët e Tiranës, por edhe vizitorët e shumtë nga brenda dhe jashtë vendit, të cilët kanë zgjedhur kryeqytetin për të kaluar këto festa të fundvitit.

Nën dirigjimin e Gridi Krajas, për të pranishmit do të interpretohen veprat më të bukura të muzikës shqiptare dhe botërore klasike.

Në këtë vigjilje Krishtlindjesh, programit muzikor të koncertit festiv do t'i bashkohet edhe Kastriot Tusha, për t'i dhënë sa më shumë ngjyra aktivitetit.

Për ta kthyer këtë mbrëmje në një moment vërtet festiv dhe të paharrueshëm, bashkia e Tiranës fton qytetarët e saj në sheshin "Skënderbej", për ta shijuar së bashku këtë vigjilje Krishtlindjesh dhe për të festuar në shoqërinë e njëri-tjetrit. (ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore