Forumi Ekonomik Botëror: Shqipëria mes vendeve të përparuara në mbylljen e hendekut gjinor

2019-12-23 10:01:50 CRI Komenti juaj Printoni

Shqipëria është ndër vendet e para të klasifikuara nga Forumi Ekonomik Botëror (WEF) për përparimin e shpejtë drejt mbylljes se hendekut gjinor në politikë, ekonomi, shëndetësi dhe arsim që nga auditimi i fundit në 2018.

"Shqipëria, Kanadaja, Kosta Rika, Letonia, Zvicra, Afrika e Jugut dhe Spanja i kishin kryer të gjitha proceset e kërkuara dhe ia kishin kaluar Britanisë së Madhe në mbylljen e hendekut gjinor në politikë, ekonomi, shëndetësi dhe arsim që nga auditimi i fundit në 2018", thuhet në një artikull të gazetës prestigjioze britanike "The Guardian".

WEF, që organizon takimin vjetor të politikanëve dhe drejtuesve të biznesit në Davos, Zvicër, tha se ishte arritur kaq pak përparim në trajtimin e problemit sa që do të duheshin 100 vjet për të mbyllur hendekun global gjinor. (ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore