Buxheti 2020 në Shqipëri: 20 miliardë lekë për rindërtimin pas tërmetit

2019-12-23 09:35:48 CRI Komenti juaj Printoni

Ministrja e Financave Anila Denaj solli në vëmendje disa nga parametrat kryesorë të buxhetit të vitit të ardhshëm, pas miratimit në Kuvend.

20 miliardë lekë janë fond për Rindërtimin, pas tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit që la pas 51 viktima dhe dëme të mëdha materiale. Buxheti akomodon një fond prej 1 miliard lekësh për bonusin e qirave për trajtimin e të prekurve nga tërmeti që kanë mbetur të pastrehë për shkak të dëmtimit të banesave.

Po ashtu, buxheti synon rritje ekonomike në nivelin mbi 4%, ulje të mëtejshme të papunësisë nën nivelin 11%. Në buxhet po ashtu, investimet publike janë jo më pak se 4.5% e PBB-së, synohet ruajtje e balancës primare pozitive, ulje të borxhit publik nën 65%, mbajtje të nivelit të deficitit buxhetor nën nivelin 2.2%. (ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore