"Intesa Sanpaolo" bëhet agjent i shitjes së fondeve në Kinë

2019-12-19 10:37:07 CRI Komenti juaj Printoni

Kina e ka hapur më tej sektorin e vet financiar ndaj investorëve të huaj, duke lejuar Grupin "Intesa Sanpaolo" që të bëhet agjent i shitjes së fondeve të saj të brendshme.

Ky grup, një nga aktorët më të mëdhenj në sektorin financiar të Italisë, do të ofrojë shitje fondesh nëpërmjet degës plotësisht në pronësi të vet, "Yi Tsai".

"Yi Tsai" ka përfunduar një projekt pilot në Qingdao të provincës Shangdong, një qytet i përcaktuar si zonë pilot për nismat e menaxhimit të pasurisë. "Intesa Sanpaolo" është institucioni i parë i huaj financiar të cilit i jepet leje për shpërndarjen e fondeve qysh nga shpallja e masave të reja për hapjen e sektorit financiar të Kinës në vitin 2017.(Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore