Kryesimi i Shqipërisë në CEFTA/ Krijohet në Tiranë Komiteti Rajonal i Lehtësimit të Tregtisë

2019-12-17 09:19:46 CRI Komenti juaj Printoni

Në Tiranë u lançua të hënën ngritja e Komitetit Rajonal të Lehtësimit të Tregtisë.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj u shpreh se në kuadër të kryesimit të Shqipërisë në CEFTA në vitin 2019, u krijua në Tiranë Komiteti Rajonal i Lehtësimit të Tregtisë.

"Në takimin e parë të Javës së CEFTA-s që zhvillojmë në Tiranë, përcolla mesazhin e nevojës për një platformë rajonale dhe afatgjatë, e cila krijon kushte lehtësuese për një bashkëpunim në rritje të sektorit publik dhe privat", theksoi Denaj.

Krijimi i këtij Komiteti, shtoi Denaj, "u mirëprit nga pjesëmarrësit, si një strukturë e cila do të sjellë më pranë institucionet politikëbërëse dhe bizneset për një klimë më të favorshme për sipërmarrësit e të gjithë anëtarëve të CEFTA".

"Mobilizimi i përbashkët për një lehtësim në rritje të tregtisë së mallrave dhe shërbimeve mbetet angazhim thelbësor në përpjekjet për një zhvillim të qëndrueshëm të ekonomisë së rajonit", tha Denaj. (Nga ATSh)

Mrekulli
Lajmet Kryesore