Bonusi i qirasë/ Deri tani e kanë përfituar 922 familje në Tiranë dhe 666 në Durrës

2019-12-12 09:22:31 CRI Komenti juaj Printoni

"922 familje në Tiranë dhe 666 familje në Durrës kanë përfituar deri tani bonusin e qirasë, ndërkohë që edhe këshillat bashkiakë të Lezhës, Kurbinit dhe Mirditës kanë miratuar listën e familjeve përfituese".

Kështu informoi sot drejtuesi qendror i Operacionit për Menaxhimin e Fatkeqësisë Natyrore, Blendi Çuçi, njëkohësisht ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Çuçi tha se "pasi siguruam strehimin e përkohshëm të banorëve të prekur nga tërmeti në qendra akomoduese dhe njësi lëvizëse, filluam marrjen e masave për një zgjidhje afatmesme të strehimit për këta banorë".

Për këtë qëllim, tha ai, "filluam adaptimin e skemës së bonusit të qirasë për banorët e prekur".

"Të gjithë bashkitë në zonat e prekura nga tërmeti, vazhdojnë të pranojnë aplikime për bonusin e qerasë për banorë të mbetur të pa strehë për shkak të tërmetit. Sipas vendimit të Komitetit për Rindërtimin, qeveria do t'ju ofrojë bonusin e qirasë banorëve të mbetur pa strehë për shkak të tërmetit të 26 nëntorit, deri në maj të vitit 2021", tha Çuçi.

(ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore