Organi i Apelimit i OBT-së pezullon punën

2019-12-11 19:47:50 CRI Komenti juaj Printoni

Të martën u mbyll në Gjenevë të Zvicrës mbledhja e 5-të e Këshillit të Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Tregtisë, që zgjati dy ditë. Për arsye të pengimit nga ShBA-ja, në këtë mbledhje nuk u arrit të miratohet projektrezoluta për përmirësimin e Organit të Apelimit, që ishte hartuar nga anëtarët e OBT-së pas diskutimeve disamujore. Për këtë arsye, që nga 11 dhjetori Organi i Apelimit i OBT-së ka pezulluar punën.

Gjatë 25 vjetëve që prej krijimit të OBT-së, Organi i Apelimit i mekanizmit të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve pranë OBT-së ka luajtur një rol të rëndësishëm. Grupi i ekspertëve dhe Organi i Apelimit kanë gjykuar mbi 200 mosmarrëveshje. Sipas rregullave përkatëse, Organi i Apelimit i OBT-së duhet të ketë shtatë gjyqtarë dhe çdo rast duhet të gjykohet nga tre prej tyre. Për arsye që ShBA-ja pengon zgjedhjet për Organin e Apelimit të mekanizmit të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve të OBT-së, deri në janarin e vitit 2018 ky organ vetëm kishte tre gjyqtarë, përkatësisht nga Kina, ShBA-ja dhe India. Më 10 dhjetor, gjyqtarët nga ShBA-ja dhe India mbaruan mandatin. Organi mbeti me vetëm një gjyqtar nga Kina dhe nuk mund të gjykojë dot asnjë çështje.

Sekretari i Përgjithshëm i OBT-së Roberto Azevedo vuri në dukje se anëtarët e OBT-së po diskutojnë mbi ndikimet negative të pezullimit të punës të këtij organi, duke theksuar se duhet të gjendet sa më shpejt një mënyrë e zgjidhjes:

"Situata e tanishme nuk tregon se mekanizmi i zgjidhjes së mosmarrëveshjeve i OBT-së do të ndalojë funksionimin. Anëtarët e ndryshëm do të vazhdojnë t'i zgjidhin mosmarrëveshjet e tregtisë ndërkombëtare nëpërmjet bisedimeve. P. sh. Sekretari i Përgjithshëm i OBT-së mund të gjykojë dhe ndërmjetësojë. Detyra jonë është të kërkojmë metodën e zgjidhjes më afatgjatë. Po filloj me anëtarët konsultimet në thellësi."

Gjatë mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të OBT-së, ambasadori i Kinës në OBT Zhang Xiangchen kritikoi në fjalimin e ShBA-në se ka dëmtuar Organin e Apelimit. Zhang vuri në dukje se pezullimi i punës së këtij organi është një goditje e rëndë për sistemin e tregtisë shumëpalëshe dhe mund të dëmtojë rregullat e tregtisë botërore, duke çuar në pasoja të paparashikueshme. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore