Inflacioni në nëntor 1,4%

2019-12-11 09:21:07 CRI Komenti juaj Printoni

Inflacioni, që mat ndryshimin vjetor të çmimeve, ishte 1,4% në muajin nëntor, duke qenë poshtë objektivit të shënjestruar prej 3% të Bankës së Shqipërisë.

Rritja vjetore e çmimeve në muajin nëntor u ndikua kryesisht nga grupi i ushqimeve dhe pijeve joalkoolike me 1,21%.

Çmimet e grupit të transportit kanë kontribuar me – 0,10%. Ndërsa çmimet e grupit të veshjeve dhe këpucëve kanë kontribuar me – 0,01%.

Kjo është një tendencë e ndjekur gjatë gjithë këtij viti, ku indeksi i çmimeve të konsumit ka qenë poshtë nivelit 2%. (ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore