Asnjë forcë s'mund të pengojë stabilitetin, zhvillimin dhe lulëzimin në Xinjiang

2019-12-09 20:12:31 CRI Komenti juaj Printoni

Kryetari i qeverisë së Rajonit Autonom të Xinjiang-ut Shohrat Zakirin u shpreh të hënën në Pekin se miratimi ditët e fundit nga Dhoma e Përfaqësuesve e ShBA-së e të ashtuquajturit "Projektligj i të drejtave të njeriut të ujgurëve 2019" përbën një shkelje të ligjit ndërkombëtar dhe të normave të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe një ndërhyrje në punët e brendshme të Kinës. Ai theksoi se stabiliteti, zhvillimi e lulëzimi në Xinjiang s'mund të pengohet nga asnjë forcë.

Shohrat Zakirini tha se Xinjiang-u është margaritari i Kinës Perëndimore dhe një pikë e rëndësishme e nismës "Një brez, një rrugë". Kina ka hartuar një sërë politikash të posaçme për të mbështetur zhvillimin e këtij rajoni. Financa qendrore shpenzon 400 miliardë juanë çdo vit për Xinjiang-un. 19 qytete e provinca të Kinës kanë kryer punët e përkrahjes së Xinjiang-ut, duke investuar mbi 15 miliardë juanë në këtë drejtim.

"Stabiliteti e paqja në Xinjiang nuk janë fituar me lehtësi. Në të kaluarën, në Xinjiang ndodhën veprime të dhunshme terroriste që shkelën të drejtat e jetës e të zhvillimit të popullit të kombësive të ndryshme. Ne i goditim krimet e dhunshme terroriste, por i kushtojmë rëndësi edhe trajtimit të burimit të tyre. Nëpërmjet përmirësimit të jetës së popullit, forcimit të promovimit të sundimit të ligjit dhe krijimit të qendrave të arsimit e të trajnimit profesional kemi forcuar luftën kundërterroriste dhe çrrënjosjen e ekstremizmit, duke krijuar një bazë të fortë për të realizuar stabilitetin dhe paqen në Xinjiang. Në tre vjetët e fundit në Xinjiang nuk ka ndodhur asnjë incident terrorist. Ekstremizmi është frenuar e siguria shoqërore është përmirësuar më tej. Jeta e popullit të kombësive të ndryshme është e lumtur," theksoi Shohrat Zakirini.

Ai tha gjithashtu se vitet e fundit ekonomia e Xinjiang-ut është zhvilluar në mënyrë të shëndetshme. Pas Kongresit të 18-të të PKK-së, PBB-ja e rajonit është rritur mesatarisht 8.5 % në vit. Të ardhurat e njerëzve në qytete e fshatra janë rritur përkatësisht 8.4 % e 8.2 %. Në vitin 2018, numri i turistëve vendës e të huaj në Xinjiang arriti në 150 milionë, duke u shtuar 40.1 % në krahasim me vitin 2017. Në dhjetë muajt e parë të këtij viti, numri i turistëve në Xinjiang i kaloi 200 milionët, 42.6 % më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Qysh nga viti 2014, 2 milionë e 385 mijë veta kanë dalë nga varfëria dhe përqindja e varfërisë u ul deri në 6.51 %, nga 22.84 % në vitin 2014. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore