Irani, projekt-buxhet për t'i rezistuar embargos tregtare të ShBA-së

2019-12-09 11:08:20 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti iranian paraqiti projekt-buxhetin për rreth 40 miliardë dollarë për të zvogëluar varësinë e vendit të tij nga eksportet e naftës dhe për t'i rezistuar embargos tregtare të ShBA-së.

Presidenti Rouhani tha se qeveria do të marrë një kredi 5 miliardë dollarë nga Rusia, që është drejt finalizimit. Ai shtoi se buxheti synon të ofrojë më shumë lehtësi dhe të pakësojë vështirësitë ndaj të varfërve përmes subvencioneve ushqimore dhe mjekësore. Parlamenti duhet të diskutojë projektligjin deri në fillim të shkurtit.

Këshilli i Mbikëqyrjes e Mbrojtjes duhet ta miratojë këtë projektligj para se të kthehet në ligj.

Irani po punon për të kontrolluar krizën ekonomike.

ShBA-ja rivendosi sanksione, të cilat e ndalojnë Iranin të shesë naftë të papërpunuar jashtë vendit, pas vendimit të presidentit të ShBA-së Donald Trump për tërheqjen e vendit të tij nga Marrëveshja Bërthamore Iraniane e vitit 2015.

Mrekulli
Lajmet Kryesore