Wang Qishan takohet me përfaqësuesit rusë

2019-12-05 20:51:14 CRI Komenti juaj Printoni

Zv-presidenti i Kinës Wang Qishan u takua të enjten me përfaqësuesit e dy palëve që marrin pjesë në Konferencën e 12-të të Komitetit të Miqësisë, të Paqes dhe të Zhvillimit Kinë-Rusi. Wang vuri në dukje se sivjet është 70-vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Kinës e Rusisë dhe marrëdhëniet dypalëshe ndodhen në nivelin më të mirë në histori.

Gjendja e tanishme ndërkombëtare po pëson ndryshime të thella dhe komplekse dhe ka parashtruar kërkesa të reja për Kinën dhe Rusinë për përkrahje dhe zhvillim reciprok. Komiteti është një platformë e rëndësishme për diplomacinë jozyrare midis dy vendeve dhe duhet të drejtohet nga konsensusi i arritur nga udhëheqësit e dy vendeve dhe për të nxitur miqësinë mes dy popujve dhe të forcojnë shkëmbimet dhe të krijojnë novacione.

Komiteti duhet të zhvillojë rezultate praktike dhe të shndërrojë konceptin e miqësisë kino-ruse midis brezave për të ndërtuar një themel të fortë për ndërtimin e një partneriteti strategjik gjithëpërfshirës midis Kinës dhe Rusisë në epokën e re. (Çang Çuo/Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore