Kina dhe Rusia do të kundërshtojnë së bashku zhvillimin e sistemit global antiraketor

2019-12-05 11:14:40 CRI Komenti juaj Printoni

Në Shangai është mbajtur raundi i fundit i konsultimeve strategjike të sigurisë Kinë-Rusi.

Të dyja palët ranë dakord të punojnë së bashku për të ruajtur stabilitetin strategjik global, duke kundërshtuar zhvillimin e sistemit global antiraketor nga ShBA-ja dhe tërheqjen e saj nga Traktati i Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme.

Pekini dhe Moska gjithashtu do të vazhdojnë të nxitin zgjidhjen politike të çështjeve bërthamore të Gadishullit Korean e të Iranit, si edhe të çështjes së Afganistanit e asaj të Venezuelës. (Vera/Artan Goga)

Mrekulli
Lajmet Kryesore