Irani, i gatshëm të normalizojë marrëdhëniet me Arabinë Saudite

2019-12-04 10:44:18 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti iranian Hassan Rouhani është shprehur se vendi i tij është i gatshëm të normalizojë marrëdhëniet me Arabinë Saudite.

Gjatë takimit me ministrin e Jashtëm të Omanit, Rouhani vuri në dukje gjithashtu se të gjitha vendet e rajonit duhet të bashkëpunojnë për të krijuar paqe dhe qëndrueshmëri në rajon.

Ai bëri gjithashtu thirrje që Irani dhe Arabia Saudite të lënë mënjanë grindjet mes tyre dhe të shikojnë përpara, për t'i zgjidhur problemet rajonale nëpërmjet bashkëpunimit.(Zhan Dian/Artan Goga)

Mrekulli
Lajmet Kryesore