"Huawei" planifikon ta zhvendosë qendrën e vet kërkimore jashtë ShBA-së

2019-12-04 10:18:38 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeekzekutivi i "Huawei"-t është shprehur se gjiganti kinez i teknologjisë planifikon ta zhvendosë në Kanada qendrën e vet kërkimore në Shtetet e Bashkuara.

Ren Zhengfei e tha këtë në një intervistë për gazetën kanadeze "Globe and Mail".

Deklarata e kreut të "Huawei"-t pason një raport të "Reuters"-it të premten, sipas të cilit Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë mundësinë që të ndalojnë dërgimin e mëtejshëm të produkteve me teknologji amerikane kompanisë.

Uashingtoni e vendosi "Huawei"-n në një listë të zezë tregtare në maj, duke përmendur si arsye shqetësimet për sigurinë kombëtare.(Vera)

Mrekulli
Lajmet Kryesore