Kinë: Shkalla e papunësisë në nivel kombëtar është rritur dy herë këtë vit

2019-12-03 10:55:49 CRI Komenti juaj Printoni

Të dhënat tregojnë se përqindja mujore e papunësisë e anketuar në nivel kombëtar në Kinë sivjet është rritur dy herë.

Në shkurt, niveli i papunësisë së anketuar në zonat urbane u rrit në 5.3 për qind, për herë të parë që kur Zyra Kombëtare e Statistikave filloi regjistrimin në janarin e vjetshëm.

Papunësia u ul në 5.0 për qind në prill dhe maj, pastaj arriti 5.3 për qind përsëri në korrik.

Pavarësisht rritjes së nivelit së papunësisë, gjatë 10 muajve të parë të këtij viti ajo ka qëndruar nën kufirin e sipërm të objektivit vjetor të qeverisë prej 5.5 për qind.

Gjatë së njëjtës periudhë, ka pasur 12 milionë punësime të reja në zonat urbane në mbarë vendin, duke arritur objektivin vjetor prej 11 milionë para afatit.

Ekspertët thonë se humbja e vendeve të punës në bizneset industriale ka ardhur kryesisht nga sektori i shërbimeve, kontributi i të cilit në punësimin e përgjithshëm të vendit u rrit në 46 për qind vitin e kaluar, nga 38 për qind që ishte pesë vjet më parë.(Zhan Dian/Artan Goga)

Mrekulli
Lajmet Kryesore