Francë, homazhe për ushtarët e vrarë në Mali

2019-12-03 10:38:26 CRI Komenti juaj Printoni

 

Franca ka zhvilluar një ceremoni për të bërë homazhe për 13 ushtarët e vrarë gjatë luftës kundër ekstremistëve të lidhur me ISIS-in në Mali.

Ushtarët u vranë pasi helikopterët me të cilët po udhëtonin u përplasën gjatë një ndjekjeje të ekstremistëve në 25 nëntor.

Incidenti shkaktoi numrin më të madh të të vdekurve në radhët e ushtarakëve francezë që nga viti 1983.

Varrimi ushtarak në monumentin "Invalidët" ishte më e madhi në Francë gjatë disa dekadave.

(Vera/Artan Goga)

Mrekulli
Lajmet Kryesore