Liderët botërorë mbërrijnë në Madrid për konferencën mbi klimën

2019-12-03 10:08:37 CRI Komenti juaj Printoni

Liderët dhe delegatët nga e gjithë bota kanë mbërritur në kryeqytetin spanjoll Madrid për konferencën e Kombeve të Bashkuara për klimën.

Bisedimet vjetore për ndryshimin e klimës filluan të hënën dhe do të zgjasin dy javë.

Sipas organizatorëve, mbi 25 mijë delegatë, përfshirë krerë shtetesh e qeverish, politikëbërës dhe aktivistë, do të marrin pjesë në këtë konferencë.

Udhëheqësit botërorë pritet të bien dakord për një marrëveshje të re për të përballuar krizën mjedisore në rritje, e cila bëri që të rinjtë në mbarë botën të dilnin në rrugë për të kërkuar që liderët t'i kushtojnë më shumë vëmendje kësaj çështjeje.(Zhan Dian/Artan Goga)

Mrekulli
Lajmet Kryesore