Atdheu është garancia e lulëzimit dhe stabilitetit për Hong-Kongun

2019-12-03 20:31:23 CRI Komenti juaj Printoni

Ditët e fundit, ShBA-ja nuk ua vuri veshin kundërshtimit të fortë dhe pakënaqësive serioze të Kinës, duke nënshkruar në ligj "projektligjin për të drejtat e njeriut dhe demokracinë në Hong-Kong". Kjo është ndërhyrje e hapur në çështjet e brendshme të Kinës dhe ka minuar rëndë stabilitetin dhe begatinë e Hong-Kongut.

Sidoqoftë, kjo përpjekje e ulët e ShBA-së do të dështojë, sepse me mbështetjen e fortë të atdheut, Hong-Kongu me siguri do të jetë në gjendje të kthehet në rrugën normale të begatisë dhe të zhvillimit.

Po të shohim të kaluarën, sa herë që ka pasur sfida, pjesa kontinentale e Kinës ka qëndruar e vendosur pranë Hong-Kongut, duke kaluar së bashku kohët e vështira, përfshi cunamin financiar apo epideminë SARS. Atdheu është mbështetja më e madhe e Hong-Kongut për të përballuar stuhitë dhe mposhtur sfidat.

Zhvillimi i shpejtë i pjesës kontinentale të Kinës ka ofruar një shans të mirë për zhvillimin e Hong-Kongut. Në vitin 2018, mbi një e katërta e investimeve në Hong-Kong vinin nga pjesa kontinentale dhe vlera e tregut të kompanive të pjesës kontinentale zinte gati 70% të vlerës së përgjithshme të tregut në Hong Kong.

Nga aspekte të vogla deri në ato të mëdha, pjesa kontinentale ka qenë gjithmonë një mbrojtëse dhe inkurajuese për zhvillimin e Hong-Kongut.

ShBA-ja po tenton ta shtyjë Hong-Kong drejt një humnere të thellë, por qeveria kineze nuk do të lejojë kurrë që forca të jashtme të ndërhyjnë në çështjet e Hong-Kongut, pasi ato janë punë të brendshme të Kinës. Kundërmasat e Kinës nuk do të mungojnë në mbrojtje të qëndrueshmërisë dhe lulëzimit në Hong-Kong dhe për mbrojtjen e sovranitetit, sigurisë dhe interesave kombëtare. Si një qendër ndërkombëtare financiare, transporti dhe tregtie, dhe si një nga ekonomitë më të lira në botë dhe një prej rajoneve më konkurruese, e ardhmja dhe fati i Hong-Kongut janë gjithmonë në duart e popullit kinez, përfshirë këtu edhe të banorëve hongkongas. Me mbështjen e atdheut, Perla e Orientit, Hong-Kongu, me siguri do të shkëlqejë përsëri! (Jiang Lei/Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore