Ambasadori kinez Zhou Ding merr pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës

2019-11-26 11:54:56 CRI Komenti juaj Printoni

 

Më 23 nëntor, ambasadori kinez në Shqipëri Zhou Ding mori pjesë në ceremoninë e hapjes së Panairit të 26-të Ndërkombëtar të Tiranës. Të pranishëm në ceremoninë e hapjes ishin ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes Eduard Shalsi, nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës Anisa Ruseti, kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Industrisë dhe Tregtisë Ines Muçostepa, presidenti i Grupit Klik Luan Muhametaj.

Ambasadori Zhou u shpreh se 23 nëntori shënon një ditë, atë të 70-vjetorit të marrëdhënieve mes dy vendeve. Miqësia tradicionale dhe bashkëpunimi i dobishëm reciprok janë forca të rëndësishme për zhvillimin e shpejtë të tregtisë dypalëshe. Nga janari deri në tetor të këtij viti, vëllimi tregtar dypalësh vijoi rritjen në mënyrë të ndjeshme dhe Kina është partneri i tretë më i madh tregtar i Shqipërisë. Panairi është qasja më e mirë për njohje dhe thellim të bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar. Ekspozita e Kinës dhe e Vendeve të Europës Qendrore e Lindore dhe Ekspozita Ndërkombëtare e Importit e Kinës janë mirëpritur gjerësisht nga ndërmarrjet shqiptare dhe në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës marrin gjithashtu pjesë kompani kineze.

Presidenti i "Klik Ekspo Group" Luan Muhametaj tha se megjithëse dy vendet janë larg gjeografikisht, shkëmbimet ekonomiko-tregtare janë të ngushta dhe Kina është një nga partnerët kryesorë tregtarë të Shqipërisë. Pala shqiptare falënderon ambasadën dhe kompanitë kineze për mbështetjen e tyre aktive në vite ndaj kësaj ekspozite dhe shpreson që ky panair do të shërbejë si një platformë efektive për ndërmarrjet e dy vendeve, që të gjejnë mundësi biznesi dhe për të zhvilluar bashkëpunim të dobishëm reciprok.

Para ceremonisë së hapjes, ambasadori Zhou vizitoi 16 ekspozues nga provincat Anhui dhe Zhejiang.

Panairi Ndërkombëtar i Tiranës mbahet çdo nëntor në kryeqytetin shqiptar. Ai është panairi më i madh ndërkombëtar në Shqipëri dhe një nga eventet me ndikimin më të madh në Ballkanin Perëndimor.(Zhan Dian/Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore