Ambasadori kinez Zhou Ding vizitoi Institutin Shqiptar për Studime Ndërkombëtare

2019-11-26 11:46:39 CRI Komenti juaj Printoni

Më 25 nëntor, ambasadori kinez në Shqipëri Zhou Ding vizitoi Institutin Shqiptar për Studime Ndërkombëtare dhe u takua me drejtorin e Institutit Albert Rakipi, zv-drejtoren Alba Çela etj.

Ambasadori Zhou u shpreh se think-tank është burimi i krijimtarisë së mendimeve të vendit. Sivjet është 70-vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike kino-shqiptare, think-tanket e dy vendeve kanë bërë shkëmbime të ngushta dhe specialistët e dy vendeve kanë zhvilluar vizita të vazhdueshme reciproke. Seminari i marrëdhënieve kino-shqiptare u organizua me sukses në Vlorë.

Ambasadori Zhou theksoi se është i lumtur që Instituti Shqiptar për Studime Ndërkombëtare mori pjesë aktivisht në veprimtaritë e shkëmbimit të think-tankeve nën kornizën e "Bashkëpunimit 17+1". Ai shtoi se ambasada kineze do të përkrahë si gjithmonë bashkëpunimin mes organeve të think-tankeve të Kinës dhe të Shqipërisë, duke mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm të marrëdhënieve dypalëshe.

Ambasadori Zhou shtoi se Kina dhe Europa janë pjesëmarrëse dhe formuese të rëndësishme të multipolaritetit botëror. Kina përkrah me vendosmëri procesin e integrimit europian, bashkimin dhe forcimin e BE-së. Kina shpreson që Shqipëria do të jetë sa më parë pjesë e BE-së dhe beson se një politikë e larmishme diplomatike përputhet me interesat e zhvillimit të Shqipërisë.

Nga ana e tij, z.Rakipi u shpreh se shumë studiues të institutit që ai drejton kanë vizituar Kinën. Ata admiruan mençurinë dhe konceptin e zhvillimit të popullit kinez, vlerësuan lart arritjen dhe zhvillimin e Kinës. Pala shqiptare do të vazhdojë forcimin e bashkëpunimit dhe të shkëmbimit me think-tankun, universitetet dhe organet e tjera kineze, do të thellojë njohjen reciproke nëpërmjet vizitave reciproke të studiuesve, organizimit të përbashkët të seminareve etj, duke kontribuuar në zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimin në fushat e ndryshme.(Xu Guang/Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore