Shqipëri, tërmeti më i fuqishëm në 40 vjetët e fundit

2019-11-26 18:32:16 CRI Komenti juaj Printoni

Tërmeti me magnitudë 6.4 ka zgjatur 30 sekonda dhe konsiderohet më i forti ne Shqiperi që prej vitit 1979, sipas sizmologëve. Ministrja e mbrojtjes Olta Xhaçka në një deklaratë për shtyp bëri të ditur se numri i viktimave ka arritur në 7 dhe të plagosur janë rreth 150. Dëmet më të mëdha janë regjistruar në Durrës dhe Thumanë, ku ende ka persona nën rrënoja.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ishte në spitalin e Traumës pas situatës së krijuar nga ku bëri thirrje për evidentim të shpejtë të situatës në terren. Ai theksoi tha se :"Është e domosdoshme të kemi sa më shpejt një evidentim të gjithë situatës në terren pasi duket që ka lëndime të jashtëzakonshme. Shpresojmë që të mos ketë më viktima për shkak të lëndimeve. Është e rëndësishme të evidentohen banesat që kanë rënë dhe për të evidentuar qytetarët që kanë nevojë ndihmë. Kërkohen raportime më të shpejta nga zonat më të tronditura. Shpresoj të mos kemi viktima të tjerë përveç asaj që është raportuar deri më tani".

Ndërsa kryeministri Edi Rama duke reaguar pas lëkundjeve të forta të tërmetit shkruan në median sociale "Të gjitha strukturat e shtetit janë në këmbë qysh në momentet e para pas goditjes. Punohet intensivisht për të shpëtuar çdo jetë të mundshme në disa pika fatale në Durrës e Thumanë."Sipas tij Italia dhe Greqia kanë nisur avionët dhe skuadrat speciale në ndihmë të Shqipërisë, pas tërmetit të fuqishëm me magnitudë 6.4 ballë.

Mrekulli
Lajmet Kryesore