Çelet edicioni i 26-të i Panairit Ndërkombëtar të Tiranës

2019-11-25 09:51:31 CRI Komenti juaj Printoni

Edicioni i 26-të i Panairit Ndërkombëtar të Tiranës "Klik Ekspo Group" çeli siparin ditët e fundit në Tiranë në mjediset e Pallatit të Koncerteve. Ky panair do të qëndrojë i hapur nga datat 23-26 nëntor.

Stendat të pasura me produktet e sipërmarrjeve dhe informacionet për shërbimet nga agjencitë dhe institucionet publike e private u vizituan me kërshëri nga delegacionet e huaja të ftuara në këtë panair, të cilët pas vizitës në biznese dhe bisedave të shkurtra, morën pjesë në konferencën e hapjes.

Në këtë edicion të 26 të panairit marrin pjesë edhe 20 sipërmarrje kineze. Ky 23 nëntor shënon një ditë të veçantë për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kinës, atë të 70-vjetorit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Marrëdhëniet tregtare sipas INSTAT mes Kinës dhe Shqipërisë për 2018-ën rezultojnë të jenë 551 mln dollarë amerikanë duke e renditur Kinën partnerin e katërt tregtar.

Megjithatë, u shpreh ambasadori kinez në Tiranë, Zhou Ding, "Kina është shumë e interesuar për të rritur marrëdhëniet tregtare. Ambasada e Kinës ka patur shumë kërkesa që Shqipëria të eksportojë në Kinë prodhime bujqësore. Panairi është qasja më e mirë për njohje dhe thellim të bashkëpunimit. Jam i bindur që sipërmarrjet kineze do të marrin përvoja të reja dhe të veçanta nga ky panair". Ambasadori vërejti gjithashtu se në këtë 1 vit e gjysmë në Shqipëri ka vërejtur se Tirana gjallëron nga aktivitetet dhe duket se dëshiron ta mbushë shpirtin dhe ta materializojë duke treguar edhe eksperiencën e disa ditëve në Panairin e Librit. (ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore