Shqipëria merr presidencën e radhës së ABNA-SEE

2019-11-25 09:48:10 CRI Komenti juaj Printoni

Asambleja e Përgjithshme e Aleancës së Agjencive të lajmeve në Ballkan dhe në Europën Juglindore zhvilloi ditët e fundit në Tiranë takimin ku Shqipëria mori presidencën e radhës.

Aleanca e Agjencive Ballkanike të lajmeve, ku ATSH është anëtare me të drejta të plota, është themeluar në vitin 1995.

Në fokus të diskutimeve mes drejtuesve të agjencive të lajmeve të ABNA-SEE, ishte edhe dakordësia për të krijuar një platformë e-book ku të gjithë anëtarët e Aleancës së Agjencive Ballkanike të lajmeve do të kontribuojnë me artikuj që promovojnë turizmin, traditat e trashëgimisë kulturore e shpirtërore të vendeve të tyre, monumentet, destinacionet, kulinarin dhe gjithçka me vlerë për nxitjen e potencialeve turistike të vendeve.

Kjo platformë e dakordësuar midis agjencive anëtare do të shërbejë si udhërrëfyes për çdo turist që viziton rajonin.(ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore