Ambasadori Zhou Ding merr pjesë në promovimin e librit "Një jetë me ty"

2019-11-18 14:51:44 CRI Komenti juaj Printoni

Më 14 nëntor, ambasadori i Kinës në Shqipëri Zhou Ding mori pjesë në ceremoninë e promovimit të librit "Një jetë me ty", i shkruar nga Loreta Bedalli, bashkëshortja e ish-kryetarit të Shoqatës së Miqësisë Shqipëri-Kinë.

Në këtë ceremoni, morën pjesë mbi 100 personalitete, përfshi kryetarin e Grupit të Miqësisë Shqipëri-Kinë të Kuvendit dhe ish-kryeministrin Bashkim Fino, drejtorin e Drejtorisë së Amerikës, Paqësorit, Azisë dhe Afrikës në Ministrinë e Jashtme Kastriot Robo dhe kryetarin e Shoqatës së Miqësisë Shqipëri-Kinë Spartak Nano.

Ambasadori Zhou Ding u shpreh që sivjet është një vit i rëndësishëm në marrëdhëniet Kinë-Shqipëri. Miqësia mes dy vendeve është shumë e çmuar dhe nuk lejohet të dëmtohet. Pavarësisht ndryshimit të gjendjes ndërkombëtare, miqësia mes dy vendeve është baza e fortë e marrëdhënieve dypalëshe. Në vitet 60-70 të shekullit të kaluar, studentët shqiptarë me znj. Bedalli si përfaqësuese, kanë patur një periudhë të paharrueshme në Kinë, duke vendosur marrëdhënie të përjetshme me Kinën.

Ndërkohë, shumë inxhinierë dhe studentë kinezë kanë ardhur në Shqipëri, ku kanë punuar me zell, duke mbështetur ndërtimin e Shqipërisë. Ata kanë kujtime të gjalla për miqësinë Kinë-Shqipëri dhe kanë përvojë e mençuri, të cilat janë shumë të vyera për brezin e ri dhe shumë frymëzuese për marrëdhëniet Kinë-Shqipëri.

Ambasadori Zhou theksoi se dy popujt jo vetëm kanë nostalgji, por gjithashtu shkëmbimet e bashkëpunimi në fusha të ndryshme janë bërë gjithnjë e më aktive. Investimet e Kinës në Shqipëri arrijnë mbi 930 milionë dollarë amerikanë. Në kushtet e një situate të vështirë ekonomike globale, vëllimi tregtar dypalësh u rrit 8% këtë vit. Ministrat shqiptarë të Turizmit, të Shëndetësisë dhe të Bujqësisë morën pjesë në takimet në kuadër të "Bashkëpunimit 17+1" dhe arritën marrëveshje bashkëpunimi me palën kineze. Nga ana tjetër është rritur më tej numri i shqiptarëve që studiojnë, bëjnë turizëm dhe biznes në Kinë. Filmi televiziv "Xi Jinping: Qeverisja e Kinës", dhe ai i vizatimor "Panda kineze" u transmentuan në Shqipëri. Gjithashtu po zhvillohen një numër projektesh të shkëmbimeve në fusha të ndryshme. Besojmë se me përpjekjet e dy palëve, pema e bashkëpunimit midis Kinës e Shqipërisë do të jetë më e lulëzuar.

Zonja Bedalli tha se, libri "Një jetë me ty" tregon përvojat e saj dhe të bashkëshortit të saj gjatë periudhës së studimeve në Kinë nga viti 1961, duke regjistruar mbështetjen dhe miqësinë e popullit kinez për Shqipërinë. Jeta e çiftit Bedalli lidhet gjithnjë ngushtë me Kinën dhe popullin kinez. Me rastin e 70-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve, ajo uron që miqësia midis Shqipërisë dhe Kinës të zgjasë përgjithmonë.

Spartak Nano tha se, "Miqtë me të njëjtën aspiratë, nuk ndalen nga distanca". Miqësia midis dy vendeve ka një histori të gjatë. Sot, dy vendet zgjerojnë vazhdimisht bashkëpunimin në fushët e bujqësisë, turizmit, shendetësisë etj. Shoqata e Miqësisë Shqipëri-Kinë do të punojë më shumë për thellimin e zhvillimit të marrëdhënieve dypalëshe.(Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore