Shqipëria Punon Tokën", panairi më i madh agroushqimor në zemër të Tiranës

2019-11-18 09:48:59 CRI Komenti juaj Printoni

Fermerë nga e gjithë Shqipëria dhe sipërmarrës në fushën e agrobiznesit prej dy ditësh po ekspozojnë prodhimet e tyre në zemër të Tiranës në panairin më të madh agroushqimor, "Shqipëria Punon Tokën".

Sheshi "Skënderbej" ka marrë një pamje tjetër, duke u shndërruar në arenën më të madhe ekspozuese dhe degustuese të prodhimeve bujqësore, blegtorale, agropërpunimit, akuakulturës dhe kulinarisë tradicionale.

Kryeministri Edi Rama, i cili vizitoi dy herë ditën e djeshme panairin në sheshin "Skënderbej", duke e quajtur atë një spektakël surprizues, ka publikuar fotoalbumin e kësaj vitrine për promovimin e produkteve shqiptare. (ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore