Brazil, nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi mes CMG-së e EBC-së

2019-11-15 10:50:14 CRI Komenti juaj Printoni

Grupi Mediatik i Kinës (CMG) dhe Kompania e Komunikacionit e Brazilit (EBC) nënshkruan të enjten në Brazilia një marrëveshje bashkëpunimi, sipas së cilës dy palët do të zhvillojnë bashkëpunim të gjithanshëm në materialet audiovizive, përdorimin e përbashkët të programacionit, prodhim të përbashkët të emisioneve, transmetim të përbashkët, shkëmbime njerëzore si dhe në teknologjitë 5G e të mediave të reja.

Kryetari i CMG-së Shen Haixiong dhe presidenti i EBC-së Luiz Gomes ishin të pranishëm në ceremoninë e nënshkrimit.

Në fjalimin e tij, Shen Haixiong tha se me nxitjen e përbashkët të krerëve të të dy vendeve, partneriteti i gjithanshëm strategjik midis Kinës dhe Brazilit është thelluar pandërprerë dhe ka shërbyer si shembull i bashkëpunimit Jug-Jug. Paraditen e së mërkurës, në praninë e presidentit të Kinës Xi Jinping dhe të homologut të tij brazilian Jair Bolsonaro, CMG-ja dhe Ministria e Publikut dhe e Veprimeve Shoqërore e Brazilit shkëmbyen dokumentet e memorandumit të mirëkuptimit. "Besoj se bashkëpunimi ynë do të nxitë lidhjet midis dy popujve dhe shkëmbimet njerëzore e ekonomiko-tregtare," theksoi Shen.

Nga ana tij, Gomes tha se Kina dhe Brazili kanë ruajtur partneritet të mirë prej vitit 1974 dhe kanë pasur përparim të qëndrueshëm në marrëdhëniet dypalëshe sidomos në fushat diplomatike, ekonomike, ushtarake, shkencore e arsimore. "Shpresoj që bashkëpunimi midis mediave kryesore të të dy vendeve do të jetë frytdhënës," u shpreh ai. (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore