Brazil, presidenti Xi takon kryeministrin indian

2019-11-14 10:32:00 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti i Kinës Xi Jinping u takua të mërkurën në Brasilia me kryeministrin e Indisë Narendra Modi.

Në këtë takim, presidenti Xi theksoi së pari takimin e suksesshëm që dy udhëheqësit patën në Chennai. Më pas palët shkëmbyen mendimet mbi situatën ndërkombëtare e rajonale dhe çështje të tjera të rëndësishme të marrëdhënieve dypalëshe. Presidenti Xi tha se sektorët përkatës të dy vendeve po përmbushin unanimitetet e arritura. Ai shprehu dëshirën për zbatimin e komunikimit të ngushtë dhe të ruajtjes së drejtimit të mirë të zhvillimit të marrëdhënieve dypalëshe dhe kërkoi shtim të besimit politik, trajtim të duhur të mosmarrëveshjeve dhe zhvillim të bashkëpunimi konkret.

Nga ana e tij, Modi u shpreh se takimet e tyre në Wuhan dhe Chennai thelluan besimin reciprok dhe miqësinë. Pala indiane tha ai, përshëndet organizimin e suksesshëm të Ekspozitës së dytë Ndërkombëtare të Importit dhe është e gatshme që së bashku me Kinën të zgjerojë përmasën e tregtisë dhe nivelin e investimeve si dhe të nxisë bashkëpunimin në fushën e energjisë etj. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore