Kinë, hapet panairi i teknologjisë së lartë

2019-11-14 09:28:31 CRI Komenti juaj Printoni

Panairi i 21-të i Teknologjisë së Lartë i Kinës po zhvillohet në qytetin Shenzhen të Kinës Jugore. Në ngjarjen e sivjetshme marrin pjesë tregtarë dhe investitorë nga mbi 100 vende e rajone të botës.

Gjatë organizimit pesëditor po demonstrohen produkte dhe teknologji të reja në fushat si teknologjia e informacionit, rezervimi i energjisë dhe mbrojtja e mjedisit. Njëkohësisht do të organizohet edhe një ekspozitë për teknologjinë e aviacionit.

Panairi i Teknologjisë së Lartë u mbajt për herë të parë nga Bashkia e Shenzhenit në vitin 1999 për të nxitur zhvillimin ekonomik nëpërmjet novacionit teknik. Ky panair zhvillohet një herë në vit.(Zhang Yan)

Mrekulli
Lajmet Kryesore