Shenzhen, hapet Panairi i 21-të i Teknologjisë së Lartë i Kinës

2019-11-13 20:36:24 CRI Komenti juaj Printoni

Të mërkurën në qytetin Shenzhen të Kinës Jugore u hap Panairi i 21-të i Teknologjisë së Lartë i Kinës, me temë "Të ndërtojmë një Zonë të Madhe të Gjirit dinamike nëpërmjet hapjes dhe risive". Numri i vendeve pjesëmarrëse në këtë panair shënon rekord të ri historik.

Në Panairin e 21-të të Teknologjisë së Lartë të Kinës do të shfaqen kryesisht produktet dhe teknologjitë e përparuara në fushat e teknologjisë së informacionit të brezit të ri, të kursimit të energjisë dhe të mbrojtjes së mjedisit, të ekraneve fotoelektrike, të qytetit të zgjuar, të aviacionit etj. Në këtë panair është vendosur për herë të parë zona e paraqitjes së Zonës së Madhe të Gjirit, ku do të shfaqen arritjet e ndërtimit të kësaj zone. Sekretari i Komitetit të Partisë Komuniste për Shenzhen-in, Wang Weizhong, u shpreh se ky qytet po forcon përkrahjen ndaj bashkëpunimit në fushën e inovacionit:

"Qyteti Shenzhen po shfrytëzon rastin e madh historik të Zonës së Madhe të Gjirit dhe të zonës pilot të demonstrimit. Po nxitim me forcë bashkëpunimin në fushën e inovacionit dhe do të integrojmë epërsitë e Shenzhen-it në industri, tregti e risi me nivelin e lartë të ndërkombëtarëzimit të Hong-Kongut e Makao-s me dhe epërsinë e Guangzhou-t në burimet e pasura tekniko-shkencore, duke formuar një zonë të risive shkencore mes Guangzhou-t, Shenzhen-it, Hong-Kongut dhe Makaos."

Sipas të dhënave statistikore, në këtë panair do të marrin pjesë 44 vende e organizata ndërkombëtare dhe 68 delegacione nga jashtë vendit. Ndihmësministri kinez i Tregtisë Ren Hongbing u shpreh:

"Në këtë panair do të shfaqen arritjet e rëndësishme të bashkëpunimit teknik-shkencor dhe do të formohet platforma e shkëmbimeve dhe e shfaqjeve e nivelit të lartë. Besojmë se ky panair do të krijojë më shumë raste biznesi për shkëmbimin dhe bashkëpunimin mes ndërmarrjeve kineze dhe të huaja."

Njoftohet se sipërfaqja e përgjithshme e ekspozimit në panair arrin në 142 mijë metra katrorë dhe mbi 3300 kompani e mbi 100 projekte do të marrin pjesë në të. Sipas parashikimit, panairi do të ketë 500 mijë vizitorë.(Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore