BE-ja do të zvogëlojë varësinë ndaj ShBA-së në çështjet e mbrojtjes

2019-11-13 10:50:09 CRI Komenti juaj Printoni

Qeveritë e vendeve të Bashkimit Europian miratuan 13 projekte të reja në kuadër të programit të bashkëpunimit të përbashkët të bllokut për mbrojtjen për të pakësuar varësinë nga ShBA-ja.

Vendimi u mor në Bruksel nga ministrat e Mbrojtjes të BE-së.

Bashkëpunimi do të nisë me një anije të re patrullimi, me një armë elektronike që lokalizon aeroplanët dhe me një teknologji të gjurmimit të raketave balistike.

Shefja e BE-së për politikë të jashtme Federica Mogherini u shpreh se po zhvillohen rreth 50 projekte të përbashkëta në fushën e mbrojtjes.

22 vendet e BE-së janë anëtarësuar në NATO dhe BE-ja shpreson të nisë një fond armësh me disa miliardë euro prej vitit 2021.

Vendeve anëtare të BE-së do t'u duhet të projektojnë e zhvillojnë së bashku tanke, anije dhe teknologji të reja. (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore