Li Keqiang, thirrje për forcimin e reformës e të hapjes

2019-11-13 09:47:59 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri kinez Li Keqiang bëri thirrje për forcimin e mëtejshëm të reformës e të hapjes të vendit duke ruajtur zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik.

Li i tha këto në një simpozium të analizimit të gjendjes së tanishme ekonomike me pjesëmarrjen e ekonomistëve e të sipërmarrësve.

Ai kërkoi përpjekje të palodhshme për të siguruar arritjen e objektivave vjetore ekonomike dhe theksoi se duhet të ruhet qëndrueshmëria e makro-politikave dhe të përdoren mjetet e rregullimit për të forcuar përkrahjen ndaj ekonomisë reale.

Shefi i qeverisë kineze shtoi se duhet të përmirësohet më tej përdorimi i obligacioneve të posaçme të qeverive lokale për të dhënë më shumë fonde shoqërore në fusha e sektorë të dobët që lidhen me jetesën e popullit. (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore