Greqi, presidenti Xi viziton Muzeun e Akropolit

2019-11-13 09:45:47 CRI Komenti juaj Printoni

 

Presidenti i Kinës Xi Jinping dhe bashkëshortja e tij Peng Liyuan u shoqëruan nga presidenti grek Prokopis Pavlopoulos dhe zonja e tij për një vizitë në Muzeun e Akropolit.

Xi Jinping u shpreh se kjo vizitë i la shumë përshtypje të paharruara dhe i mundësoi të thellohet në kuptimin e qytetërimit të lashtë grek, të ndiejë historinë dhe të njohë më tej lidhjet dhe ngjashmëritë e shumta midis Kinës dhe Greqisë, si dy qytetërime të lashta.

"I falenderoj përsëri presidentin, qeverinë dhe popullin grek për mikpritjen e tyre. Kam shumë ndjenja për këtë vizitë në Greqi. Së bashku, ne shijojmë historinë, mësojmë nga e kaluara dhe presim të ardhmen, dhe kemi vendosur që Kina dhe Greqia të kenë bashkëpunim më të ngushtë për një të ardhme më të mirë".

Pavlopoulos tha se vizita e homologut të tij kinez në Greqi ka hapur një kapitull të ri në marrëdhëniet midis dy vendeve. Ai shtoi se gjatë dy ditëve, dialogu dhe shkëmbimet me homologun Xi ishin të thella dhe harmonike. Greqia dhe Kina janë dy qytetërime të lashta, të shkëlqyera dhe të mëdha, të cilat lidhin ngushtë zemrat e dy popujve.

Mrekulli
Lajmet Kryesore