CMG-ja thellon bashkëpunimin me median braziliane

2019-11-13 09:35:01 CRI Komenti juaj Printoni

Grupi Mediatik i Kinës (CMG) nënshkroi një memorandum me median më të madhe në Amerikën Latine "Grupo Globo" të Brazilit, për transmetimin e telenovelave, ngjarjeve sportive, përmbajtjeve argëtuese dhe për përdorimin e teknologjisë 5G.

Gjatë takimit me presidentin e bordit të "Grupo Globo"-s, Roberto Irineu Marinho, drejtori i CMG-së, z. Shen Haixiong u shpreh se grupi i tij ëshë i gatshëm të zhvillojë bashkëpunim të thellë në shkëmbimet e programeve, prodhimit të përbashkët, shfrytëzimit të teknikave si 5G, 4K/8K etj., me palën braziliane.

Në reagimin pozitiv të propozimit të palës kineze, z. Marinho shprehu dëshirën për bashkëpunim në fushat e sipërpërmendura në platformat e tij televizive, radiofonike dhe të mediave të reja, duke forcuar shkëmbimet mes stafit.

"Grupo Globo" u krijua në vitin 1925 me seli në Rio de Janeiro. Ai është rrjeti më i madh televiziv komercial në Brazil, me kapacitet të madh në prodhimin e programeve informative, sportive, telenovelave dhe dokumentarëve.

(Zhang Yan)

Mrekulli
Lajmet Kryesore