Xi mori pjesë në banketin e presidentit grek

2019-11-12 10:06:37 CRI Komenti juaj Printoni

Të hënën në mbrëmje, presidenti i Greqisë Prokopis Pavlopoulos dhe bashkëshortja e tij zhvilluan një pritje të madhe në rezidencën e presidentit në nder të homologut kinez Xi Jinping dhe bashkëshortes së tij, zonjës Peng Liyuan.

Në fjalimin e tij, Pavlopoulos tha se Greqia dhe Kina janë vende me qytetërime të lashta dhe kanë një histori të gjatë të shkëmbimeve miqësore. Pala greke beson se midis qytetërimeve të vërteta nuk ka konflikte. Në këtë drejtim, Kina shërben si shembull për botën. Nisma "Një brez, një rrugë" dhe mekanizmi i bashkëpunimit Kinë-Vendet e Europës Qendrore e Lindore, propozuar nga Kina, kanë lidhur ngusht Greqinë me Kinën dhe Europën me Kinën.

Nga ana e tij, presidenti Xi vuri në dukje se Greqia, si vendburim i qyteterimit perëndimor, ka ushtruar ndikim të pashlyeshëm për përparimin e qytetërimit të njerëzimit. Gjatë 47 vjetëve pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve, Kina dhe Greqia kanë respektuar dhe mirëkuptuar njëra-tjetrën dhe kanë përkrahur interesat thelbësore dhe shqetësimet kryesore të palës tjetër. Ai shprehu shpresën se dy vendet do të nxitin partneritetin e gjithanshëm strategjik me bashkëpunimin pragmatik dhe dialogun midis qytetërimeve, për të dhënë një kontribut të ri për paqen dhe lulëzimin e përbashkët të botës.

Krerët e dy vendeve dhe bashkëshortet e tyre dëgjuan edhe këngë greke e kineze të interpretuara nga kori i fëmijëve grekë.

Në këtë pritje ishin të pranishëm edhe kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis dhe bashkëshortja e tij. (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore