Vjen "festa e shitjeve" në Kinë

2019-11-11 19:58:25 CRI Komenti juaj Printoni

11 nëntori, ose Dita e Beqarëve, është edhe "festa e shitjeve në internet" në Kinë. Platforma e shitjeve në internet "Tmall" pranë Grupit "Alibaba" është krijuesja e kësaj feste. Në këtë 11 nëntor, në orën 1 e 3 minuta e 59 sekonda, vëllimi i tregtisë në "Tmall" i kaloi 100 milionë juanët. Sipas të dhënave të "Alibaba"-s, lidhur me mallrat e importuara, konsumatorët pëlqejnë mallrat nga Britania, Kanadaja, Zelanda e Re, Spanja dhe Austria. Produktet më të parapëlqyera të tyre janë ushqimi për mace, lëndët ushqyese shtesë, qumështi pluhur për foshnja, fshesat me korrent etj. Rritja e vëllimit ka mbështetje të fortë te teknologjia. Kryeekzekutivi i Grupit "Alibaba" Zhang Yong thotë:

"Unë i kushtoj vëmendje jo vëllimit të shitjeve, por kulmit të teknologjisë, si për shembull sa kërkesa për sekondë mund të trajtojmë, ose që të mos ketë gabim në pagesë dhe në numërimin e mallrave. Kështu mund të garantojmë mbarëvajtjen e biznesit. Për arsye të teknologjisë, zhvillimi i tërë tregtisë digjitale është bërë konsensusi i arritur nga të gjithë njerëzit."

Zhou Mi, studiues i Institutit të Tregtisë Ndërkombëtare dhe të Bashkëpunimit Ekonomik në Ministrinë e Tregtisë të Kinës, vuri në dukje se në këtë "festë të shitjeve", ka pasur një prirje zhvillimi në mënyra të ndryshme në tregjet e huaja:

"Lidhur me tregtinë me vendet e tjera, mund të shikojmë se mallrat nga Britania u rritën shpejt, ndërsa shifrat e Zelandës së Re ua kaluan atyre të Australisë. Këto tregojnë se tregtia e jashtme e Kinës, sidomos ajo nëpërmjet internetit, ka ndryshuar shumë. "

Përveç tregjeve jashtë Kinës, "Festa e shitjeve" tregon edhe ngritjen e forcës blerëse të kinezëve. JD, kompani kryesore e tregtisë elektronike në Kinë, ka realizuar një vëllim shitjesh prej 131.3 miliardë juanësh gjatë 10 ditëve para "festës të shitjeve". "Suning", edhe kjo kompani kryesore e tregtisë elektronike në Kinë, pati një vëllim shitjesh të pajisjeve elektronike mbi 1 miliard juanë brenda minutës së parë më 11 nëntor.

Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Tregtisë, në nëntë muajt e parë të sivjetshëm vëllimi i shitjes me pakicë në internet në Kinë arriti 7.32 trilionë juanë, duke u rritur 16.8% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore