Irani nis punët konkrete për fazën e 2-të të ndërtimit të centralit bërthamor Bushehr

2019-11-11 11:13:05 CRI Komenti juaj Printoni

Irani filloi masat konkrete për fazën e dytë të ndërtimit të centralit bërthamor Bushehr.

Shefi i Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit Ali Akbar Salehi tha se deri në vitin 2027, Irani do të prodhojë 3 mijë megavatë energji elektrike nga centralet bërthamore, që do të thotë se do të shmanget shkarkimi i 21 milionë tonëve, mbi 21 milionë tonë të gazrave ndotës deri në vitin 2027, pas futjes në funksionim të projekteve.

Salehi shtoi se zgjerimi i centralit bërthamor do të shtojë përqindjen e energjisë bërthamore në sistemin furnizues të energjisë elektrike të Iranit, përtej nivelit të tanishëm prej 2.7 për qind.

Njësia e parë prej 1000 megavatësh e centralit bërthamor në Iran u përfundua nga Rusia në vitin 2011. Më vonë, dy vendet ranë dakord të vazhdojnë ndërtimin e këtij centrali.

Sipas marrëveshjes, faza e dytë përbëhet nga dy njësi me një kapacititet të përgjithshëm të prodhimit prej mbi 2 mijë megavatësh. (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore