Videoja e transmetimit të drejtpërdrejtë në 4K "Parada Ushtarake 2019" transmetohet në Greqi

2019-11-09 14:19:27 CRI Komenti juaj Printoni

Të premten u transmetua në Universitetin e Athinës videoja e transmetimit të drejtpërdrejtë në 4K "Parada Ushtarake 2019" në gjuhën greke, që shfaq ceremoninë e madhe të kremtimit të 70-vjetorit të krijimit të Republikës Popullore të Kinës. Ky është transmetimi për herë të parë i kësaj videoje në gjuhën greke, duke u mirëpritur gjerësisht nga shikuesit.

Videoja e transmetimit të drejtpërdrejtë në 4K "Parada Ushtarake 2019" u prodhua nga Grupi Mediatik i Kinës (CMG). Ajo tregon ceremoninë e madhe të 70-vjetorit të krijimit të Kinës së Re, duke shfaqur rezultatet e arritura nga hapja e Kinës dhe bashkimi i mbarë vendit. Tani kjo video është përkthyer në mbi 40 gjuhë dhe do të transmetohet në mbarë botën.

Universiteti i Athinës u krijua në vitin 1837. Ai është universiteti i parë publik në Greqi dhe ka mbi 14 mijë pasuniversitarë dhe 40 mijë studentë.

Profesori i asociuar i gjeopolitikës i Akademisë Ushtarake dhe profesori i asociuar i Fakultetit të Studimeve Turke dhe të Azisë Moderne të Universitetit të Athinës Konstantinos Grivas studion zhvillimin e Kinës. Ai tha pas shikimit të kësaj videoje se vitet e fundit, Kina zë vendin e parë në botë në shumë fusha dhe është një vend që ka forcë ndikuese në botë. Forca ushtarake e Kinës është në favor të ruajtjes së paqes botërore. Ai u shpreh se nga nisma "Një brez, një rrugë" mund të shikojmë se diplomacia kineze po i udhëheq vendet e ndryshme drejt bashkëpunimit e jo kundërvënies, që ka rëndësi për ruajtjen e stabilitetit global dhe nxitjen e zhvillimit global. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore