IAEA-ja konfirmon transferimin nga Irani të përbërësve të uraniumit në objektin bërthamor

2019-11-08 10:32:00 CRI Komenti juaj Printoni

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike ka konfirmuar se Irani ka transferuar përbërës të uraniumit në një objekt bërthamor.

Organizata e Energjisë Atomike e Iranit thotë se Teherani ka filluar pompimin e gazit të uraniumit në centrifugat në uzinën e pasurimit të Fordow-t.

Ky është hapi i katërt i tërheqjes së Iranit nga angazhimet sipas marrëveshjes bërthamore të vitit 2015, pasi ShBA-ja u tërhoq nga marrëveshja.

Irani ra dakord të pakësonte veprimtaritë e tij bërthamore në këmbim të përfundimit të sanksioneve ekonomike.

Mrekulli
Lajmet Kryesore