Hapet zyrtarisht Qendra e CMG-së në Zonën e Madhe të Gjirit Guangdong - Hong-Kong - Makao

2019-11-08 10:10:36 CRI Komenti juaj Printoni

Të enjten u hap zyrtarisht Qendra e Grupit Mediatik të Kinës (CMG) në Zonën e Madhe të Gjirit Guangdong - Hong-Kong - Makao, së bashku me fillimin e platformës së re të lëvizshme mediatike Zëri i Zonës së Madhe të Gjirit.

Presidenti i CMG-së Shen Haixiong u shpreh:

"Dega e medies së re është udhëheqëse në ndërthurjen e transmetimit video, audio dhe multimedial. Ajo do të rrisë shumë aftësitë e CMG-së në prodhimin e produkteve multimediale në Hong-Kong dhe Makao. Po ashtu, ajo do të ndihmojë në krijimin e një platforme multimediale për 5G-në, e cila do të jetë në gjendje të nxitë zhvillimin e Zonës së Madhe të Gjirit dhe të plotësojë nevojat e banorëve vendorë, duke u ofruar atyre lajme, sport dhe argëtim."

Qendra e CMG-së në Zonën e Madhe të Gjirit Guangdong - Hong-Kong - Makao u themelua në shtator dhe ka si qëllim për të forcuar më tej ndërlidhshmërinë mediatike të CMG-së dhe ndikimin e saj.

Mrekulli
Lajmet Kryesore