Kina kundërshtim të ashpër sulmeve të Pompeos

2019-11-08 19:49:14 CRI Komenti juaj Printoni

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Geng Shuang u shpreh në një konferencë për shtyp se sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo ka sulmuar duke hedhur baltë ndaj sistemit politik të Kinës dhe duke nxitur "kërcënimet kineze". Ky është paragjykim ideologjik, mendësi e luftës së ftohtë dhe koncept i lojës ku fituesi i merr të gjitha. Për këtë, Kina shpreh pakënaqësi të fortë dhe kundërshtim të vendosur.

Më 7 nëntor, Pompeo deklaroi në vizitën e tij në Gjermani se për shkak të sfidave nga Partia Komuniste e Kinës, ndërtimi i rrjetit të telekomunikacionit në Gjermani është bërë një problem i ndërlikuar.

Lidhur me këtë, Geng reagoi se:"Pompeo ka ndarë popullin kinez nga Partia Komuniste e Kinës dhe orvatet të përçajë popullin kinez dhe PKK-në. Duam t'i qartësojmë atij se PKK-ja është partia në pushtet dhe ka përfaqësuar dhe mbrojtur interesat e popullit kinez gjatë përpjekjeve të afro një shekulli. PKK-ja ka besimin dhe mbështetjen e popullit kinez. Fjalët dhe veprimet që përpiqen të ndajnë popullin kinez dhe PKK-në janë një provokim ndaj të gjithë popullit kinez dhe nuk do të kenë rezultat të mirë. Duhet të theksoj se deklaratat e Pompeo-s janë shumë të rrezikshme dhe nuk përshtaten me identitetin e tij si sekretar shteti. Kjo ka zbuluar plotësisht orvatjen e tij për të fituar burime politike duke sulmuar Kinën."

(Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore