BE-ja do ta ndihmojë Turqinë për të forcuar Rojën Bregdetare

2019-11-07 11:31:17 CRI Komenti juaj Printoni

BE-ja pritet t'i japë Turqisë miliona euro për të ndihmuar në forcimin e Rojës Bregdetare Turke.

Kjo ndodh teksa gjithnjë e më shumë njerëz po largohen nga Turqia me shpresën për të gjetur strehë ose punë në Europë.

Zv.drejtori i përgjithshëm për Politikën e Zgjerimit të BE-së Maciej Popowski thotë:

"Ne në Komisionin Europian kemi përgatitur një varg masash prej rreth 50 milionë eurosh që mund të financohen përmes ndihmës së parapranimit, si edhe instrumentin që kontribuon në qëndrueshmërinë e paqen dhe që do të shërbejë gjithashtu për qëllimin e përmirësimit të aftësive të Rojës Bregdetare Turke për të kryer operacione kërkim-shpëtimi".

Paratë do të përdoren edhe për përmirësimin e kushteve në qendrat e mbajtjes së migrantëve dhe për t'i ndihmuar njerëzit që lejohen të qëndrojnë, për t'u integruar më mirë në shoqërinë turke.

Mrekulli
Lajmet Kryesore