Kryeministri kinez Li Keqiang takon presidentin francez Emmanuel Macron

2019-11-07 11:21:08 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri kinez Li Keqiang u takua të mërkurën në Pekin me presidentin francez Emmanuel Macron, i cili ndodhet në Kinë për një vizitë shtetërore. Në gjendjen e tanishme të ndërlikuar ndërkombëtare, Kina dhe Franca do të forcojnë komunikimin strategjik, do të zgjerojnë bashkëpunimin pragmatik dhe do të thellojnë shkëmbimet kulturore-njerëzore, duke i dërguar botës një sinjal pozitiv.

Li Keqiang-u theksoi se Kina është e gatshme të forcojë bashkërendimin e pozicioneve me palën franceze për reformën e Organizatës Botërore të Tregtisë dhe për të ruajtur më mirë tregtinë e lirë dhe multilateralizmin. Kina është e gatshme të thellojë bashkëpunimin me Francën në fushat kryesore, si energjia bërthamore, aviacioni dhe tregjet e palëve të treta, dhe të promovojë sa më shpejt projekte me cilësi të lartë sipas parimeve të tregut. Kina është e gatshme të përmbushë angazhimin e vet ndërkombëtar për të trajtuar ndryshimin e klimës dhe të vazhdojë të forcojë dialogun e bashkëpunimin me palën franceze dhe atë europiane në fushën e ndryshimeve klimatike.

Presidenti Emmanuel Macron tha se Franca është e gatshme të thellojë bashkëpunimin pragmatik me Kinën në fushat e ekonomisë, tregtisë, kulturës, turizmit dhe tregjeve të palëve të treta, të forcojë komunikimin dhe bashkërendimin për çështje si reforma e Organizatës Botërore të Tregtisë dhe në trajtimin e problemit të ndryshimit të klimës e biodiversitetit, si edhe të mbrojë së bashku multilateralizmin dhe tregtinë e lirë.

Mrekulli
Lajmet Kryesore