30 luftëtarë kurdë dhe rebelë proturkë vriten gjatë luftimeve në veri të Sirisë

2019-11-07 11:10:53 CRI Komenti juaj Printoni

Rreth 30 luftëtarë kurdë dhe rebelë të mbështetur nga Turqia janë vrarë gjatë luftimeve në provincën veriore siriane të Rakasë.

Luftime të ashpra u zhvilluan në rrethinat e qytetit Ayn-Issa gjatë 24 orëve të fundit.

Trupat turke dhe forca aleate të tyre kanë filluar sulmet ajrore dhe me artileri kundër milicisë kurde të Forcave Demokratike Siriane (SDF).

Turqia ka filluar një fushatë ushtarake kundër SDF-së dhe me gjerë, ndaj organizatës ombrellë të saj, Njësive të Mbrojtjes së Popullit Kurd (YPG), të cilat i konsideron si terroristë dhe separatistë.

Ankaraja e ka akuzuar milicinë kurde se nuk është tërhequr nga zonat e caktuara afër kufirit turk. (Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Lajmet Kryesore