Di Maio: Kina është treg i domosdoshëm për Italinë

2019-11-06 10:58:28 CRI Komenti juaj Printoni

Ministri i Jashtëm i Italisë Luigi di Maio (Luixhi di Majo) u shpreh në Ekspozitën e 2-të Ndërkombëtare të Importit të Kinës në Shangai se qeveria italiane i kushton rëndësi të madhe tregut kinez. Italia do të zbatojë politika aktive, nëpërmjet të cilave ndërmarrjet italiane mund të kapin rastet e sjella nga zhvillimi i Kinës, duke nxitur shkëmbimet dhe bashkëpunimin ekonomiko-tregtar dypalësh.

Kina është tregu më i madh i eksportit në Azi për Italinë dhe pala italiane i ka kushtuar rëndësi Ekspozitës së 2-të Ndërkombëtare të Importit të Kinës. Si një nga vendet e ftuara kryesore të kësaj ekspozite, rreth 160 sipërmarrje nga Italia marrin pjesë në të, duke përfshirë ato të prodhimit të makinave, makinerive e pajisjeve, ushqimit e prodhimeve bujqësore, si dhe veshjeve të modës. Zona e Italisë në këtë edicion është më e madhe se në edicionin e mëparshëm.

Kina dhe Italia kanë një histori të gjatë shkëmbimesh dhe marrëdhëniet dypalëshe janë zhvilluar në mënyrë të qëndrueshme. Përveç fushës ekonomiko-tregtare, të dy vendet kanë gjithashtu shkëmbime të gjera njerëzore. (Li Huailiang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore