Kinë-Francë, qartësohet bashkëpunimi për të ardhmen

2019-11-06 20:54:50 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti i Kinës Xi Jinping zhvilloi në Pekin një takim me homologun e tij francez Emmanuel Macron. Ai tha se Kina është e gatshme që bashkë me Francën të nxisë partneritetin e gjithanshëm strategjik dypalësh në një shkallë më të lartë për botën, për të ardhmen dhe për popullin, si edhe të vijojë të renditen të parët në marrëdhëniet mes fuqive të mëdha.

Këto "3 për" kanë caktuar drejtimin e zhvillimit të marrëdhënieve kino-franceze, duke krijuar perspektivën e re për bashkëpunimin dypalësh dhe duke ofruar shans të ri për shkëmbimet mes dy popujve.

"Për botën", do të thotë që Kina dhe Franca duhet të mbajnë më shumë përgjegjësi dhe të tregojnë ndërgjegjshmërinë e tyre si fuqi të mëdha.

"Për të ardhmen", do të thotë që në një kohë, kur tregtia dhe investimet e tanishme globale po ngadalësohet dhe njerëzimi po përballon revolucionin teknologjik, Kina dhe Franca duhet të vazhdojnë të krijojnë hapësira dhe fusha të reja bashkëpunimi dhe të krijojnë shanse më të mëdha nëpërmjet zhvillimit të njëra-tjetrës.

"Për popullin" do të thotë që dy popujt duhet të shtojnë shkëmbimet dhe të kultivojnë miqësinë. Lidhjet mes vendeve e kanë bazën te miqësia mes popujve. Kina dhe Franca kanë kulturat e tyre të lashta. Gjatë vizitës në Kinë, Macron ishte i pranishëm në hapjen e qendrës artistike Pompidou në Shangai. Kjo ka rëndësi të dukshme për shtimin e shkëmbimeve mes dy kulturave.

Në një gjendje të ndërlikuar, Kina dhe Franca duhet të shtojnë bashkëpunimin, të trajtojnë përshtatshëm mosmarrëveshjet dhe të nxisin marrëdhëniet dypalëshe me vepra konkrete, për të ruajtur multilateralizmin dhe për të dhënë kontribut për vendosjen e një rendi të hapur, të ekuilibruar dhe gjithëpërfshirës.(Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore