Kina ka mbajtur premtimet për hapjen

2019-11-05 11:01:37 CRI Komenti juaj Printoni

Në fjalimin e tij në ceremoninë e hapjes së Ekspozitës së 2-të Ndërkombëtare të Importit të Kinës, kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping u shpreh se Kina ka mbajtur premtimet për masat e hapjes të shpallura në edicionin e parë të ekspozitës të zhvilluar vjet.

Kështu, është krijuar Zona e Posaçme Lin'gang në Rajonin Pilot të Tregtisë së Lirë të Shangait, gjashtë zona të reja të tregtisë së lirë po krijohen në provinca të tjera të Kinës, Bursa e Shangait ka krijuar Bordin e Novacionit Tekniko-Shkencor të bazuar mbi sistemin e regjistrimit dhe ka filluar zhvillimi i integrimit të Zonës së Deltës së Lumit Jance si një strategji ndërkombëtare. Gjithashtu, nga 1 janari i vitit tjetër do të hyjë në fuqi "Ligji i investimeve të huaja" , janë nxjerrë rregulloret për administrimin me listë negative dhe për t'u dhënë statusin e plotë kombëtar investitorëve të huaj para hyrjes në tregun kinez, e, njëkohësisht, Kina ka bërë përparime të dukshme në zgjerimin e importit dhe uljen e mëtejshme të tarifave doganore.

Mrekulli
Lajmet Kryesore