Forumi ndërkombëtar ekonomik Hongqiao: Përshëndetje botë, kjo është Kina!

2019-11-05 17:22:23 CRI Komenti juaj Printoni

Këtu është lindja e botës. Ky është një vend që do ta dashurosh pasi ta kuptosh!

Ky vend që sapo mbushi 70 vjeç ka kontribuuar në një sërë momentesh të ndritshme! Është një vend me hapje, me vetëbesim. Këtu ka një parti të fuqishme, ka afro 1.4 miliard banorë dhe ka një vend që ka ndezur herë pas here ëndrrën e madhe, duke ndikuar tërë botën.

Ky vend quhet Kinë!

Ndër vendet në zhvillim, Kina është e para që realizoi objektivin e zhdukjes së varfërisë në kuadër të Objektivave të Zhvillimit të Mijëvjeçarit të OKB-së. Mbi 700 milionë banorë në zonat rurale janë nxjerrë nga varfëria, duke kontribuuar mbi 70% të botës në këtë drejtim. Në Kinë gjendet sistemi më i madh i sigurimeve shoqërore në botë dhe gjatë 70 vjetëve, niveli i anafalbetizmit është ulur në 4% nga 80%, niveli i shkollimit të fëmijëve ka arritur në 100% dhe niveli i jetëgjatësisë është rritur në 77 nga 35 vjeç.

Kina është një nga donatorët kryesorë të FAO-s të OKB-së dhe ka dhënë ndihma prej afro 400 miliardë juanësh për 166 vende e organizata ndërkombëtare. Hapat e Kinës në ndihmat humanitare nuk kanë ndaluar kurrë!

Duke u përballur me sfidat për ndryshimet klimatike globale, Kina mbështet me vendosmëri zbatimin e Marrëveshjes së Parisit, duke zbatuar konceptin e zhvillimit "Ujërat e kaltra dhe malet e gjelbra janë si ari dhe argjendi".

Inovacioni tekniko-shkencor i Kinës ka injektuar vazhdimisht energji të re për rritjen globale ekonomike. Kina ngul këmbë në shtimin e hapjes dhe thellimin e bashkëpunimit me palët, duke favorizuar popujt e botës me arritjet e reja shkencore.

Kina ka pësuar vështirësi dhe vuajtje, prandaj i kushton rëndësi të madhe paqes. Gjatë këtyre 70 vjetëve, Kina asnjë herë nuk ka nisur luftë apo konflikt dhe as nuk ka zaptuar tokën e një vendi tjetër. Kina me vepra konkrete ka ruajtur paqen dhe qetësinë botërore!

Gjatë 70 vjetëve, Kina ka bërë shkëmbime të thella me botën, duke kontribuuar njohuritë, projektet dhe fuqitë kineze!

Këtu është lindja e botës. Këtu ndodhet një vend i denjë për besimin tuaj!

Përshëndetje botë, kjo është Kina! (Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore