Kompania koreanojugore hap 1 mijë vende pune në Shqipëri

2019-11-01 09:37:24 CRI Komenti juaj Printoni

Kompania koreanojugore "Yura Corporation", e cila nisi punimet për ndërtimin e fabrikës për prodhimin e pjesëve teknologjike të autoveturave në korrik të këtij viti, fillon prodhimin në muajin janar 2020, me rreth 1 mijë vende të reja pune deri në fund të vitit 2020.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj zhvilloi sot një takim me Namjin Choi, i sapoemëruar drejtor i "Yura Corporation" për Europën.

"Rakorduam mbështetjen tonë, në bashkëpunim me Shërbimin Kombëtar të Punësimit, bashkinë Fier dhe Zyrën Rajonale të Punës, jo vetëm në drejtim të rekrutimit, por dhe kualifikimit të stafit përmes kurrikulave të posaçme, në varësi specifikave të proceseve të punës", tha Denaj.

Sipas saj, "mbështetja e vazhdueshme e AIDA-s gjatë të gjitha fazave të zbatimit të projektit, si dhe adresimi i çdo problematike të ngritur nga investitori pranë institucioneve përkatëse është vlerë e shtuar, në funksion të mbarëvajtjes së punës, vazhdimësisë dhe rritjes së investimeve të këtyre përmasave". (ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore