54 vende mbështesin Kinën mbi "çështjen e Xinjiang-ut"

2019-10-31 11:29:16 CRI Komenti juaj Printoni

Të martën sipas kohës lokale, kur sesioni i Komitetit të tretë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së shqyrtoi çështjen e të drejtave të njeriut, Bjellorusia bëri një deklaratë të përbashkët në emër të 54 vendeve.

Në deklaratë vlerësohet pozitivisht efektiviteti i masave kundër terrorizmit dhe ekstremizmit në rajonin e Xinjiang-ut dhe theksohet se këto masa garantuan në mënyrë efektive të drejtat themelore të njeriut të banorëve të të gjitha kombësive në Xinjiang.

Ata theksuan veçanërisht se kundërshtojnë politizimin e çështjeve të të drejtave të njeriut nga vendet përkatëse dhe kërkojnë ndalimin e akuzave të paarsyeshme ndaj Kinës. Kjo deklaratë tregon edhe një herë se arritjet kundër terrorizmit dhe situata e zhvillimit të Xinjiang-ut janë kuptuar dhe njohur gjerësisht nga bashkësia ndërkombëtare.

Me propagandën e Shteteve të Bashkuara dhe të vendeve të tjera, kohët e fundit çështja e Xinjiang-ut është bërë një "çështje ndërkombëtare". Këto vende marrin si shembull kauza si të drejtat e njeriut, mbrojtja fetare dhe çështje të tjera të Xinjiang-ut dhe bëjnë gjithçka që është e mundur për të goditur dhe diskredituar Kinën. Veprimtaria më e fundit është: ShBA-ja, Britania, Gjermania dhe vendet e tjera i kanë paraqitur të ashtuquajturat "deklarata të përbashkëta" Komisionit të të Drejtave të Njeriut të OKB, duke i bërë thirrje "Kinës të ndalojë arrestimin e ujgurëve dhe muslimanëve të tjerë" etj.

Megjithatë, 54 vende, përfshi Bjellorusinë, theksuan se terrorizmi, separatizmi dhe ekstremizmi fetar kanë shkaktuar dëme serioze për njerëzit e të gjitha kombësive në Xinjiang dhe kanë shkelur të drejtat themelore të njeriut siç janë e drejta e njeriut për jetën, shëndetin dhe zhvillimin; Xinjiang-u ka hapur qendra të arsimit e të përgatitjes profesionale. Kjo dhe masa të tjera kanë përmirësuar dukshëm gjendjen e sigurisë lokale dhe kanë garantuar në mënyrë efektive të drejtat themelore të njeriut për banorët e të gjitha kombësive në Xinjiang; nuk ka pasur asnjë incident terrorist në Xinjiang në tre vitet e fundit. Përveç kësaj, Kina i përmbahet hapjes dhe transparencës, ka ftuar diplomatë, zyrtarë të organizatave ndërkombëtare dhe gazetarë të vizitojnë Xinjiang-un, për të dëshmuar nga afër situatën. Ata që kanë qenë në këtë rajon kanë parë dhe dëgjuar krejtësisht një realitet të ndryshëm nga ai që raportojnë disa media perëndimore.

Nëse krahasojmë deklaratën të 54 vendeve në OKB me të ashtuquajturat "deklarata të përbashkëta" të disa vendeve perëndimore, nuk është e vështirë të kuptohet se numri i vendeve që mbështesin Kinën është gjithnjë e më përfaqësues, pikëpamjet e tyre qendrojnë në bazë të respektimit të fakteve të zhvillimit të Xinjiang-ut dhe jo nga praktika e "dy standardeve" të disa vendeve perëndimore, të cilat nën maskën e "mbrojtësve të të drejtave të njeriut" ndërhynë në punët e brendshme të vendeve të tjera.

Mrekulli
Lajmet Kryesore