Forbes: BE më e qartë me Ballkanin Perëndimor nëse kërkon të zgjerohet

2019-10-30 09:41:24 CRI Komenti juaj Printoni

Brukseli mblodhi mbrëmjen e djeshme gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor për një darkë pune, pas krijimit të një pengese të madhe në marrëdhëniet mes tyre pas vendimit të BE-së për të mos hapur bisedimet e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, shkruan "Forbes".

Edhe pse nuk është zbuluar asnjë informacion mbi temat që liderët e Serbisë, Malit të Zi, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut etj. do të diskutojnë me shefen në ikje të politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini, në qendër të vëmendjes së tyre do të jetë e ardhmja e Ballkanit në union.

Shpresat për një lidhje më të ngushtë u shuan më 19 tetor, kur presidenti francez, Emmanuel Macron udhëhoqi kundërshtimin për të mos hapur bisedimet e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Argumenti i tij ishte që BE i kishte boll sfidat e veta dhe se ajo nuk mund të lejonte edhe dy shtete të tjera të Ballkanit për të hyrë në bllok.

Danimarka dhe Holanda gjithashtu vendosën veton ndaj vendimit dhe së bashku me Francën thanë që korrupsioni dhe krimi i organizuar ishin ende problem në Shqipëri. (ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore